Vezë me kos dhe nenexhik nga zonja Mirela

16 Shtator, 10:54 | Përditesimi: 16 Shtator, 10:54

Vezë me kos

Përbërësit:

  • 250 g kos i trashë
  • 2 vezë
  • 2 lugë gjalpë
  • 1 lugë spec i kuq pluhur
  • 1 spec djegës
  • 50 g djathë
  • Nenexhik
  • Hudhër

Përgatitja:

Kosin e përziejmë me hudhër dhe nenexhik, vezët i skuqim me një lugë gjalpë dhe i vendosim mbi kos. Në tigan skuqim gjalpin e mbetur edhe e aromatizojmë me spec të kuq pluhur, spec djegës dhe nenexhik më pas e shtojmë mbi vezë së bashku me thërrimet e djathit.

MC/Shqiptarja.com