VIDEO/ Aktivistja që tërboi Berishën: Ju jeni të pasur, jepni nga xhepat tuaj për të varfërit (kërkojnë t’i presin fjalën)

29 Qershor 2022, 11:14 | Përditesimi i fundit: 2022-06-29 11:46:54

Një aktiviste që ka marrë pjesë ditën e djeshme në takimin e Sali Berishës me të ashtuquajturën shoqëri civile, ka zënë ngushtë Berishën.

Ajo e ka bërë atë përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria dhe ka kërkuar nga ai që të kontribuojë nga xhepi i vet për të varfërit, pasi është në gjëndje të mirë financiare.