Njëri e mban dhe Luçiano Boçi e godet! Momenti kur kandidati i Bashës në Elbasan grushton biznesmenin Gjergj Luca!

19 Mars 2021, 09:03 | Përditesimi i fundit: 2021-03-19 10:44:30

#reportTV #lajmeshqip #lajme Report Tv ka siguruar pamjet e momentit të përplasjes fizike mes kandidatit për deputet të PD-së, Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca ditën e djeshme në një lokal në Elbasan. Në këtë video është filmuar vetëm fundi i përplasjes mes tyre. Përplasja ka ndodhur në një lokal në Labinot, ku Boçi po zhvillonte një takim me disa banorët të zonës. Sipas biznesmenit Gjergj Luca kandidati për deputet i PD-së në Elbasan e ka provokuar, teksa ai ka qenë duke pirë kafe në një lokal të zonës. Luca tha se ky është rasti i parë për të që ndeshet me një politikan rrugaç dhe prandaj është paraqitur edhe në polici. Ndërkohë Luçiano Boçi ka bërë një referim në prokurorinë e Elbasanit pas përplasjes me biznesemenin Gjergj Luca. Boçi tha para gazetarëve se ai po dilte nga një takim politik, kur Luca sipas tij i është afruar dhe e ka sulmuar me fjalë dhe më pas i është afruar dhe ka tentuar që ta godasë. Sipas Boçit ky është një agresion politik dhe se përgjigjen do ta marrë me datën 25 prill.