Futet me biçikletë mes makinave në Tiranë dhe përplaset me një prej tyre, Report TV siguron videon

19 Janar 2021, 22:46 | Përditesimi i fundit: 2021-01-19 22:51:17

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta siguron videon e një aksidenti në Tiranë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ku një biçikletë përplaset me një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, pranë Fabrikës së Miellit, ku drejtuesi i një biçiklete është futur në rrugë kryesore pa parë fillimisht rrugën në të cilën lëviznin mjetet. Pasi ka ecur pak metra drejtuesi i biçikletës ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës pa parë nëse e kishte rrugën e  lirë duke u përplasur me një makinë e cila po ecte në rrugë.Nga video e siguruar nga Report Tv shihet se drejtuesi i biçikletës është rrëzuar në mes të rrugës por i pa lënduar, ndërsa shoferi i makinë ka dalë për ta ndihmuar.