VIDEO ekskluzive/ E ekzekutua sot në mes të Vlorës, protagonist në përplasjen e frikshme me armë në shkurt 2018

3 Mars 2021, 15:22

Taulant Gjikaj (Beqiraj), 31-vjeçari i cili është ekzekutuar sot teksa po ecte në trotuar në Vlorë nuk është një emër i panjohur për autoritetet ligjzbatuese. Beqiraj ka qenë protagonist në një ngjarje të rëndë të ndodhur në datë 27 shkurt 2018 në qytetin e Vlorës. 8 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov janë përplasur me armë dhe kanë qëlluar ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri. Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur.  ​E gjithë ngjarja ndodhi në kulmin e lëvizjeve.

REPORT TV siguroi ato kohë pamjet ekskluzive të përplasjes me armë zjarri ku u përfshinë dy grupe kriminale me katër makina.

Fillimisht është një makinë tip Mercedes-Benz S-Class, e cila bllokon rrugën dhe më pas vjen “Fiat Punto’ duke u  bllokuar në rrugë. Pas ‘ Fiatit’ vjen një makinë tjetër tip “Benz ML” e cila ndalon menjëherë pas tij. Në këto momente dalin personat nga “ML”-ja dhe drejtohen për tek makina tip “Fiat” ku ndodheshin tre persona, Elis Llanaj, Taulant Beqiraj dhe një tjetër. Në këto momente, makina tip ‘Fiat’ tenton të largohet duke u përplasur me ‘Benz”-in. Personat e dalë nga “ML” Gazmir Canaj me dy persona të tjerë hapin derën e “Fiatit” dhe fillimisht njëri nga personat që kishte kallashnikovin në dorë qëllon me pjesën e pasme pasagjerin e “Fiatit”.