VIDEO ekskluzive, momenti kur Lefter Zhidro qëllon me kallash shitësin e fruta perimeve në Elbasan

19 Tetor 2020, 12:39 | Përditesimi i fundit: 2020-10-19 12:40:58

Të shtënat e armës automatik të Lefter Zhidrut mesditën e 24 shtatorit në Elbasan, shqetësuan banorët e lagjes dhe personat që ndodheshin atyre pranë. Mes tyre dhe fqinjin e Zhidrut, i cili pasi del nga dyqani i thotë:  Lefeter çfarë ka ndodhur? Por në vend të një përgjigje, 71-vjeçari  Zhidru i përgjigjet me të shtëna automatike drejt tij.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht momentet e të shtënave ku Zhidru nga ballkoni në katin e dytë qëllon ndaj fqinjit të tij, shitësit të minimarketit të lagjes.

Kur ora shënon 12:30 minuta e 20 sekonda fqinji del duke ju drejtuar Zhidrut, por në më pak se 1 sekondë ai i përgjigjet me armë. Vigjilenca, reagimi i shpejtë dhe vetëm fati ka shpëtuar zotërinë i cili sot gëzon shëndet të plotë. Por në pak çaste pa vdekjen me sy dhe fqinjin që e qëllonte me automatik.

Plumbi i qëlluar nga arma automatik bie ngjitur me këmbë e tij në trotuar dhe duke u ulur me duart para ai me vrap largohet duke u futur në dyqan.

Fati ka shpëtuar edhe një tjetër person, i cili ndodhej pas tij në trotuar si dhe personat që në ato momente lëviznin në rrugën Ibrahim Dinçi.

Siç janë këta dy çiklistë apo një mjet që kalon aty teksa rruga ende ishte bllokuar e gjitha nga pak polic të cilët kishin mbërritur të parët në afërsi të pallatit.

Fqinji nuk ishte i vetmi që ra pre e plumbave të Zhidrus, po ashtu edhe policë të patrullës Shqiponja të drejtorisë së Elbasanit.

Ndërsa pas 5 orë e 30 minuta operacion për neutralizim, RENEA vendosi ekzekutimin e tij pasi qëlloi me breshëri edhe ndaj tyre teksa hapën derën e banesës së tij

Banesës në katin e dytë të këtij pallati ku kjo ai me gruan e vajzën e mitur jetonin me qira prej më shumë se 10 vitesh dhe e kish kthyer në një bazë ushtarake me tritol, armatime, fishekë.