Video humor/ Erion Veliaj 'i stampon' në kokë mandatin e 3-të militantit

9 Tetor 2020, 11:09

Fanatizmi i disa militantëve shkon deri aty ku askush nuk e mendon, ku shpesh shkaktojnë edhe humor. Një rast i tillë ka qenë edhe me një militant të PS, i cili gjatë prerjes së flokëve ai ka bërë në kokë një vizatim me makinën e qethjes duke shkruajtur PS3, që do të thotë "Partia Socialiste merr mandat të 3". Në këtë proces ka qenë prezent edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e ka kaluar me humor këtë situatë.