Video ku 2 shqiptarët urdhërojnë ushtarët grekë, acaron fqinjët! Shtabi i Përgjithshëm grek nis hetimet: Qetësohuni, s’ka lidhje me nacionalizmin, marrëzi rinore

19 Janar 2021, 20:34 | Përditesimi i fundit: 2021-01-19 20:35:39

Një video që ka qarkulluar në mediat sociale orët e fundit nën titullin "Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë " mobilizoi oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë (GES) për të nisur hetimet. Video tregon dy të rinj, njëri veshur me një uniformë kamuflazhi dhe tjetri i veshur me të zeza. Të dy mbajnë bereta në kokë dhe flasin rrjedhshëm shqip në kamera dhe u jepnin komanda kolegëve të tyre në një repart ushtarak

Shtabi i Përgjithshëm ka nisur hetimet për videon, ndërsa mediat greke cilësojnë se shtabi ka zbuluar se videoja që u publikua në mediat sociale është autentike dhe se janë identifikuar ushtarët që luajnë në të. Ushtarët që shfaqen në video për të dhënë urdhra në shqip për të tjerët, me sa duket duke bërë shaka, janë ushtarë të blinduar në ELDYK.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Charalambos Lalousis, tha se ka nisur hetimi për këtë rast, por që sipas tij kjo nuk është aspak një rast shfryrje nacionaliste, por një marrëzie mjaft rinore, e cila, megjithatë, ka marrë dimensione serioze, pasi u filmua në një kamp të ELDYK, Forca Greke në Qipro, e cila është veçanërisht kritike për çështjet tona kombëtare.

Të dy të rinjtë do të thirren të kërkojnë falje për veprën e tyre si dhe do të merren masa ndaj tyre.

Ndërkohë që kjo video ka ngjallur reagime të ashpra tek grekët, ë cilët shprehen se  në ushtri gradat nuk mund t’i jepen kujtdo, për shkak të situatave të tilla dhe qasjes në informacion të rëndësisë së veçantë.