VIDEO- Momenti kur Basha u del para makinave dhe bllokon rrugën te 'Astiri'

13 Tetor 2019, 18:26

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sfiduar hapur ndryshimet e Kodit Penal dhe forcat e shumta të policisë, duke bllokuar rrugën te "Unaza e Re". Ai iu bashkua banorëve të 'Astirit' 30 minuta më herët nga sa e kishte paralajmëruar, në orën 18:00, ku ka qenë i pari që ka bllokuar rrugën dhe më pas e kanë ndjekur edhe banorët.