VIDEO: Neonazisti i transmetoi vrasjet në internet

9 Tetor 2019, 20:07

Sulm mbi një sinagogë në lagjen Paulus në Halle të Gjermanisë. Së paku dy persona u ekzekutuan nga atentatori. Mbi godinë ai hodhi edhe lëndë shpërthyese.

Për orë të të tëra, policia mbajti frymën, forcat speciale mbërritën në ndihmë, stacioni hekurudhor në Halle u bllokua. Edhe 15 kilometra më tutje u dëgjuan krisma. Një fshat u izolua plotësisht.

Rreth mbrëmjes u bë e qartë: sulmi ishte kryer nga një person i vetëm. Neonazisti 27-vjeçar, Stephan B. e transmetonte krimin e tij të tmerrshëm në internet. Pamjet tregonin se si mbërriti para sinagogës, arsenalin e armëve dhe municioneve, si e instaloi eksplozivin dhe si u përpoq të qëllonte për të hapur derën e përparme, por kjo nuk funksionoi.

Videoja tregon edhe vrasjen e një gruaje, e cila po kalonte në skenën e ngjarjes krejt normalisht, por u ekzekutua gjakftohtësisht. Meqenëse autori nuk pati sukses në sinagogë, ai hipi në makinë dhe u ndal në një restorant qebabi. Krejt i akullt, aty vrau një tjetër person. Pasi doli nga restoranti, u kthye sërish dhe qëlloi disa herë mbi kufomën. Aty pati një shkëmbim të shkurtër zjarri me policinë.

    No videos found.