VIDEO/ 'Serbia do zhvendosë ambasadën në Jeruzalem', momenti i sikletshëm i presidentit serb pas fjalëve të Trump

5 Shtator 2020, 19:31

Marrëveshja për marrëdhëniet ekonomike u nënshkrua ditën e djeshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, ishte i pranishëm presidenti amerikan Donald Trump, presidenti serb Aleksander Vuçiç dhe kryeministri Avdullah Hoti.

Në kohën që po mbante fjalën e tij, Trump tha se Serbia do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, duke shtuar se kjo është pikë e marrëveshjes.

Në pamjet e publikuara të këtij momenti vihet re se presidenti serb Aleksandar Vuçiç habitet dhe drejtohet nga këshilltarët e tij. Ai lë të nënkuptohet se nuk ka pasur dijeni për këtë pikë të marrëveshjes të nënshkruar.

Duke u ndjerë në siklet, Vuçiç ul kokën dhe kërkon mes rreshtave të marrëveshjes.