Vietnam/ Vogëlushja bie nga kati i 12, shoferi ‘super hero’ e pret në krahët e tij dhe e shpëton!

2 Mars 2021, 12:30

VIETNAM- Videoja që të lë pa frymë, vjen nga Hanoi i Vietnamit, ku shoferi “hero” ka shpëtuar 3-vjeçaren e cila ra nga kati i 12 i pallatit të saj, duke e pritur në duart e tij.

Nguyen Ngoc Manh, 31 vjeç, ishte duke qëndruar në makinën e tij kur dëgjoj të bërtitura, që i tërhoqën vëmendjen dhe e bën të dilte nga makina.

Ajo çka pa e habiti! Një vajzë të vogël të varur nga një ballkon në katin e 12 të një ndërtese.

Nguyen Ngoc Manh menjëherë kërkoi një mënyrë për ta shpëtuar. Ai u ngjit në një çati dhe gjeti pozicionin më të favorshëm për të pritur dhe shpëtuar vajzën e vogël.

"Unë u përpoqa të zgjas dorën time dhe bëra maksimumin e përpjekjes për të kapur vajzën. Për fat të mirë, fëmija ra në prehrin tim”, tha 31 vjeçari.

Vogëlushja është dërguar menjëherë në spital dhe gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.