Vijojnë punimet në Rrugën e Komanit, do rrisë sigurinë e qarkullimit, do zhvillojë turizmin dhe do lidhë dy hidrocentralet! Flasin banorët: Dy herë frymëzim, po rritet interesi

10 Mars, 08:10

Rruga e Komanit që lidh dy hidrocentrale dhe do i shërbejë gjithashtu zhvillimit të turizmit në këtë zonë, po vijon me ritme të larta.

Gjithashtu ky aks 31 kilometra do rrisë edhe sigurinë rrugore, do lehtësojë qarkullimin e mjeteve dhe shkurtojë kohën e qytetarëve dhe udhëtarëve, që shprehen të kënaqur nga ky investim i ri pas kaq vitesh në këtë zonë të thellë.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetin Facebook me punime nga ky segment dhe reagime të qytetarëve të ndryshëm.