Vijon aksioni për prishjen e objekteve në Radhimë

2 Tetor 2019, 10:01

RADHIMEInspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar ditën e sotme aksionin për prishjen e objekteve në zonën bregdetare të Radhimës. Aksioni i ditës së sotme ka nisur pa tensione ndërkohë që të pranishme në zonë janë edhe forcat e policisë dhe FNSH.

Përgjatë dy ditëve të fundit aksioni është shoqëruar me incidente të shumta pasi pronarët e bizneseve pretendojnë se shembja e objekteve po bëhet në mënyrë selektive.

IKMT njoftoi dje se deri më tani janë prishur 15 objekte nga 60 që parashikon projekti. Ndërkohë që drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici u shpreh se aksioni do të vijojë për 51 objekte ndërkohë që për pjesën tjetër do të shprehet Agjencia e Pronave

Në fillim të muajit shtator, IKMT nisi aksionin për prishjen e ndërtimeve në bregdet duke nisur nga zona e Ujit të Ftohtë, aty ku është parashikuar projekti i Lungomare 2 që do të shtrihet deri në afërsi të tunelit në Vlorë.

    No videos found.