Vijon për të tretën ditë me radhë kaosi te ish-Dogana, shoferët bëhen 'lëmsh' nga mungesa e sinjalistikës, tabelat orientuese vendosen gabim

8 Shtator 2021, 11:26 | Përditesimi i fundit: 2021-09-08 15:04:36

Për të tretën ditë radhazi, edhe këtë të mërkurë, qytetarëve u duhet të presin mes kaosit në zonën e ish-Doganës për t'u futur në Tiranë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, po ndjek edhe sot situatën e trafikut në këtë zonë, ku duket se të gjithë problematikën në mosorientimin e shoferëve e shkakton mungesa e sinjalistikës, pas hapjes së tunelit numër 5.