Mbërrijnë materialet zgjedhore në rrethe/ Bashkitë e djathta kërkojnë lirimin e KZAZ-ve dhe qendrave të votimit

27 Qershor 2019, 12:38 | Përditesimi i fundit: 2019-06-27 15:02:28

Kanë mbërritur në Lezhë materialet zgjedhore në KZAZ-të numër 12 dhe 13. Ato janë transportuar nga mjete të ushtrisë të shoqëruara nga forcat speciale të policisë. Nga ana tjetër policia bashkiake e Lezhës, e cila drejtohet nga PD ka kërkuar lirimin e ambienteve ku janë vendosur materialet zgjedhore.