Vijon tensioni në Shkozë/ Shembet muri rrethues, banorët s'dalin nga banesat

16 Tetor 2019, 12:12

Punonjësit e IMT-së të shoqëruar edhe nga policia kanë nisur prishjen e murit rrethues të tre banesave që janë planifikuar për t'u shembur, por banorët nuk pranojnë që të dalin nga banesat.

Disa nga banorët kanë hipur në tarracën e banesës, ndërsa një grua me djalin ndodhet brenda. Banorët kërkojnë dëmshpërblim ose një banesë ku të strehohen, pasi 'na njoftuan mbrëmë se nesër (sot) do të shemben banesat. Ndodhemi mes katër rrugëve' thanë disa prej tyre.