Vitaminat dhe suplementet ushqimore pas moshës 40 vjeçare, e ftuar farmacistja Arjola Çela

28 Janar 2019, 16:17

Të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme është e rëndësishme në çdo fazë të jetës, por veçanërisht pas moshës 40 vjeç, duhet të bëhemi edhe më të kujdesshëm për të luftuar një sërë sëmundjesh apo problemesh që janë të lidhura me moshën. Për këtë na vijnë në ndihmë dhe një sërë suplementesh ushqimore apo siç njihen në gjuhën e përditshme, multivitaminat. Farmacistja Arjola Çelaj e ftuar në emisionin Rreze Dielli, tregon rastet kur duhet të fillojmë të marrim këto suplemente shtesë

Vitaminat duke qenë se nuk sintetizohen nga organizmi i njeriut është e nevojshme që të merren nga bota bimore ose shtazore. 2-3 vitamina sintetizohen, p.sh vitaminna D në prani të rrezeve të diellit, ose një vitaminë B, por edhe këto në doza shumë të vogla dhe duhet të merren akoma. Psh fëmijët e vegjël nuk kanë disa baktere që sintetizojnë vitaminën K. Ata detyrohen që të marrin që në ditët e para të lindjes suplemente me pika të vitaminës K. Shumë vitamina duhet të merren nga jashtë. Trupi ynë pranon dhe përpunon më mirë vitaminat që merren nga ushqimet, më shumë se sa nga suplementet në formë tabletash, shurupesh,  pilulash. Megjithatë në rast se dieta ushqimore është e tillë që nuk i plotëson , ose statusi i pacientit është i tillë që vuan nga një sëmundje, ka kaluar një farë moshe, metabolizmi nuk është më i njëjtë, atëherë duhet të merren nga jashtë me anë të suplementeve.