Vitet e karrierës jashtë dhe rikthimi në Shqipëri, i ftuar aktori Genti Kame

17 Janar 2020, 13:31

Ka qenë një bisedë mjaft interesante ajo e sotmja në studion e “Rreze Dielli” me aktorin Genti Kame, i cili la karrierën kinematografike jashtë, për të dhënë kontributin artistik në vendin e tij. Pjesë e një sërë projektesh të rëndësishme, Genti ka luajtur rolin kryesor edhe në filmin e fundit “Love”, i cili prej thuajse një muaji është shfaqur në kinema. Aktori i njohur është pjesë edhe e serialit “Familja Kuqezi”, në rolin e babait, një personazh po ashtu shumë i dashur për publikun.