Viti i ri akademik në Shkodër nis me lajm jo të mirë: '0' regjistrime te Fizika

14 Tetor 2019, 10:48

Ky vit akademik në Shkodër ka nisur me një lajm jo shumë të mirë. Në raundin e parë, në degën e fizikës ka pasur "zero" regjistrime, çka mund të çojë edhe në mbylljen e kësaj dege. Në një deklaratë për mediat, rektori i Universitetit, Adem Bekteshi tha se edhe në degët e mësuesisë ka pasur shumë pak regjistrime, kjo për shkak të rritjes së mesatares dhe një politike të re nga qeveria për ata që priten të edukojnë brezin e ri. Ndërkohë, bëri të ditur se në nivelin Bachelor janë regjistruar për herë të parë 910 studentë.