Në mes të ditës me kasafortat e vjedhura të banesave në Tiranë, kapen autorët e fiksuar nga kamerat

9 Shtator 2020, 10:33 | Përditesimi i fundit: 2020-09-09 10:47:13

5 persona të identifikuara nga policia akuzohen si autorë të të paktën 7 vjedhjeve të dokumentuara të disa banesave në Tiranë. Vjedhjet kryheshin në mes të ditës, pa u fshehur, pa maska dhe në kohën kur pronarët e shtëpive ishin larguar për pushime. Hajdutët, mes tyre dhe një grua, pasi siguroheshin se pronarët nuk ndodheshin aty, vidhnin banesat, kryesisht kasaforta, bizhuteri, para dhe sende me vlerë. Nga operacioni i koduar "Sezoni", policia ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për 7 vjedhje të kryera dhe të dokumentuara nga organet hetuese deri tani.Në pranga përfunduan E. M., 35 vjeç, S. Sh., 28 vjeç dhe D. B., 32 vjeç, të tre banues në Durrës si dhe u shpallën në kërkim shtetasit: A. R., 45 vjeç dhe V. O., 33 vjeçe. Të pestë personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin në banesa të ndryshme në qarkun e Tiranës. Ky grup ka qenë mjaft i organizuar pasi gjatë kohës së vjedhjeve ata përdorini pajisje për bllokimin e valëve telefonike, që në rast denoncimi nga banorët, telefonat të mos punonin. Disa nga vjedhjet janë zbuluar nga kamerat e sigurisë.