Vllaznia e femrave eliminohet nga Champions League, zv/trajneri: Nuk ishte dita e jonë, ndikuan edhe mungesat

19 Nëntor 2020, 18:56

Ëndrra e Vllaznisë për femra në Champions League, ndryshe nga sezoni i kaluar është ndalur në turin e dytë, pasi sot në Shkodër është mposhtur 0-2 nga skuadra e Minskut, kampione e Bjellorusisë. Ekipi mik realizoi nga një gol për secilën pjesë loje, ndërsa vlen për t’u theksuar fakti që luajtën për gati 40 minuta me një lojtare më pak, pasi autorja e golit të parë u largua me karton të kuq. Në përfundim të takimit përfaqësues të ekipit të Vllaznisë u panë të zhgënjyer nga ky rezultat.