Vlorë/Dogjën plehrat që hodhën anës rrugës, zjarri del nga kontrolli, flakët përpinë ullishtet e Panajasë e Bestrovës! Arrestohen 2 punonjës pastrimi të bashkisë, një i mitur nën hetim

8 Shtator 2021, 11:45

2 punonjës pastrimi të njësisë administrative Novoselë, pjesë e bashkisë Vlorë, janë arrestuar, ndërsa një i mitur po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohen se janë autorët e zjarreve të aktivizuar ditën e djeshme në Panaja dhe Bestrovë të Vlorës. Zjarri i aktivizuar ditën e djeshme përpiu kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, ndërsa flakët u përhapen me një shpejtësi të frikshme për shkak të erës.