Vodhën shuma të konsiderueshme parash, makina dhe biznese, kamerat 'kapin' tre hajdutët në Belsh

28 Janar, 20:17 | Përditesimi i fundit: 2020-01-28 20:56:17

BELSH-Tre hajdutë kanë bërë 'kërdinë' duke vjedhur disa banesa dhe biznese. Autorët ende nuk janë arrestuar, por janë kapur nga kamerat e sigurisë. Autorët kanë hyrë në banesat e personave me inicialet G.H. duke i vjedhur një shumë të konsiderueshme parash ditën e diel, ndërsa pre e këtij fenomeni më pas ka rënë edhe banesa e G.Gj. ku po ashtu kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar në errësirë me shpejtësi sapo është zgjuar e zonja e shtëpisë, e cila i ka ndjerë lëvizjet.Po ashtu pak kohë më parë personave me inicialet B.Z. C.H. dhe B.A u kanë vjedhur makinat. Pas këtyre ngjarjeve banoët e prekur kanë denoncuar rastet dhe policia ka nisur hetimet por deri tani nuk është arrestuar asnjë nga autorët e dyshuar. Report Tv ka siguruar foton e tre hajdutëve, të maskuar që dyshohet se kanë bërë vjedhjet në Belsh. Banoret shprehen tepër të shqetësuar pasi në zonën e Belshit po ndodhin shumë vjedhje dhe kanë frikë të qëndrojnë në banesat e tyre pasi kanë fëmijë të vegjël dhe prindërit e moshuar.

Kategori të tjera