Vodhi 2 herë farmacinë e spitalit dhe ilaçet ua shiste pacientëve, lihet në burg infermieri në Korçë

3 Shtator 2021, 12:31

KORÇË- Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë për infermierin Nikolin Ciko.

Mësohet se gjykata ka caktuar masën 'arrest me burg' për 43 vjeçarin i cili akuzohet si autor i dy vjedhjeve të ndodhura në farmacinë e spitalit rajonal të Korçës në datën 8.03.2021 dhe 30.08.2021.