Vodka e uiski'/ Noka rrëfen sherrin me policët të shtunën: Ja si i gjeta në zyrë

18 Shkurt 2019, 22:30

Deputeti Flamur Noka ditën e shtunë u përfshi në një debat të ashpër në Drejtorisë së Policisë së Tiranës me efektivët pas ndalimit të protestuesve (lexo ketu). Por i ftuar te '5 Pyetjet' ai tha se ishin policët ata që tentuan ta dhunojnë. "Në protestë nuk kishte dhunë, aty kishte një shfryrje dufi dhe mllefi. Në polici ne kërkuam që të hyjmë dhe të takojmë titullarët. Nuk kishte dhunë. I kërkova takim me SMS drejtorit. Shkuam të kërkojmë informacion për dhunën e ushtruar nga policia, por na lanë aty 40 minuta. Na erdhi një informacion që po pinë uiski dhe nuk po e vrasin mendjen dhe kur shkuam ti takojmë tentuan ata që të na dhunojnë, ne u mbrojtëm. Shau dhe kapi për dore deputetët. Drejtorët i gjeta të shtrirë në kolltuqe, vodka, uiski dhe të pije të tjera nëpër tavolina" tha ai.