Voltana Ademi kërkon një Dhjetor të dytë: Të mos reagojmë kur të jetë vonë

13 Dhjetor 2019, 11:47

SHKODËR- Është përkujtuar sot në Shkodër 13 dhjetori i 1990. Gjatë fjalës së saj në ceremoni kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi ka bërë thirrje për një dhjetor të dytë edhe më të fortë, ajo ka thënë se shqiptarët po përballen me një diktaturë tjetë.

“Sot përkujtojmë një ngjarje të shënuar jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë, një ditë në të cilën Shkodra rrëzoi simbolin famekeq të komunizmit pikërisht në këtë vend, ku sot është vendosur kjo pllakadë përkujtimore. Me dhimbje e them sot, se Shqipëria ka nevojë sërish për një dhjetor tjetër, më të fortë, ka nevojë për të gjithë shqiptarët, në mënyrë qe të mos jemi nën një tjetër diktaturë e të mos reagojmë kur të jëtë vonë”, tha Voltana AdemiMë 13 dhjetor 1990 në qytetin e Shkodrës u zhvillua një demonstratë kundër regjimit komunist.Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, 42 prej tyre u arrestuan.