Von der Leyen prezanton ekipin e ri të ekzekutivit europian: Dua një Komision fleksibël

10 Shtator 2019, 14:36

Paolo Gentiloni do të jetë Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare. Kjo u njoftua nga Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila prezantoi ekipin e saj në Bruksel. Gentiloni është i pari italian që do të mbajë këtë post.

"Sot prezantoj një ekip të ekuilibruar mirë që bashkon kompetencën dhe përvojën, një komitet që do punojë me vendosmëri” -  këto janë disa nga fjalët e  presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. "Unë dua një komitet që të jetë fleksibël, modern dhe i shkathët," shtoi ajo. "Do të doja të falënderoja Juncker për mbështetjen e tij gjatë javëve të fundit”.

Timmermans do të jetë në postin e Nënkryetarit dhe do të merret me Green Deal, Marrëveshjen e Gjelbër ’, Liberalja daneze Margrethe Vestager do të jetë nënkryetare dixhitale ekzekutive. Vestager do të jetë gjithashtu Komisionere për Konkurrencën. Valdis Dombrovskis  do të jetë nënkryetar ekzekutiv.