Votimi për listat, Halit Valteri: Një deputete ka votuar 5 herë! Ruçi: E konstatova edhe unë, të verifikohet

30 Korrik 2020, 11:22

Deputeti demokrat Halit Valteri ngriti shqetësimin se në Kuvend një deputete po voton edhe për disa kolegë të tjerë. "Ju tërheq vëmendjen se një deputete këtu ka votuar 5 fletë votimi, ose ka filluar sekretare ose ka ardhur të verifikojë votat nga jashtë, ju lutem merrni masa, vota është individuale, deputetët mund të vijnë me vete".