Vrasja dhe masakrimi i çiftit Pasho në Itali, edhe 2 të tjerë nën hetim pas analizave të ADN-së! Mister aborti i Elona Kaleshit para se Taulanti të dilte nga burgu! I kujt ishte fëmija?

23 Janar 2021, 12:00 | Përditesimi i fundit: 2021-01-23 13:00:07

Detaje të reja tronditëse nga vrasja e çiftit Pasho, hetuesit italian kanë bërë publik një detaj tjetër të rëndësishëm , Elona Kaleshi në fund të tetorit, domethënë, disa ditë para se i fejuari i saj të lirohej nga burgu dhe ndërsa vjehrrit e saj ishin në Firence ndërpreu një shtatzëni. Fëmija i kujt ishte ai? Ajo thotë se nuk ka asgjë të çuditshme në lidhje me atë abort, sepse dyshohet se ajo kishte ngelur shtatëzënë gjatë një takimi në burg. Fakti është se nuk ka pasur kontakte midis Taulantit dhe prindërve të tij, të cilët gjithashtu kishin ardhur posaçërisht nga Shqipëria për ta takuar në fund të dënimit. Megjithatë kjo shton mundësitë se ky të jetë shkaku i mundshëm i krimit makabër.