Vrasja e Sabrinës, familja denoncon në SPAK gjyqtarin dhe prokurorin! Liruan nga burgu burrin vrasës, 2 muaj para se t'i merrte jetën 23 vjeçares! Kërkon kujdestarinë e mbesës

17 Shtator 2021, 11:55 | Përditesimi i fundit: 2021-09-17 14:10:18

Elton Meta ish burri vrasës i Sabrina Bengajt është lënë në burg por familja e të resë 23-vjeçare,  nënë e një vajze të vogël, kërkon të vendosë drejtësinë deri në fund.  Babai i Sabrinës, Partizan Bengaj, ka deklaruar sot ekskluzivisht për Report Tv se do të padisë në SPAK ata që mundësuan lirimin e vrasësit të vajzës së tij.