Ekzekutohet 31 vjeçari, dyshohet për prishje pazaresh droge dhe për përplasjen e frikshme me armë

3 Mars 2021, 17:19 | Përditesimi i fundit: 2021-03-03 20:06:49

#reportTV #lajmeshqip #lajme Vritet me breshëri kallashnikovi 31 vjeçari Tauland Beqiraj (Manaj, Gjikaj) në Vlorë! Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të ditës në rrugën Transballkanike pranë Gjykatës së Apelit. 31-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i veshur me të zeza, i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj, raporton gazetari i Report Tv në qytetin e Vlorës, Armand Xhelili, i cili ishte në vendin e ngjarjes kur ndodhi atentati. Pak minuta pas vrasjes policia arrestoi një nga autorët e dyshuar Hans Andi Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford” me targa AA 403 PX, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov më të cilën vrau 31-vjeçarin Beqiraj. Kallashnikovi u gjet në sendiljen e pasme të mjetit tip 'Ford' që përdorte 44-vjeçari Jonuzi.