Vrau 44-vjeçarin në Peqin pas sherrit për gërvishtjen e makinës 5 vite më parë, lihet në burg Leonard Bashalliu

12 Qershor 2021, 11:12

Gjykata ka lënë sot në burg Leonard Bashalliu, i cili qëlloi për vdekje Ylber Xhahysën në Peqin, ngjarje e ndodhur më 8 qershor.

Ngjarja u regjistrua në një lokal në fshatin Gjocaj, ku Bashalliu qëlloi me 4 plumba mbi Xhahysën, duke e lënë të vdekur.