Vrau 57-vjeçarin në Gjirokastër/ Kapet autori: Më preku nderin më tha 'grek'! U vetëmbrojtja

6 Gusht 2020, 13:38

GJIROKASTËR- Një raport miqësor ka përfunduar në mënyrë tragjike! Kur nuk kanë kaluar 24 orë, është kapur autori i vrasjes së 57-vjeçarit Gëzim Saraci! Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pranga ka rënë Mihal Thimjo nga Derviçani, muzikant nëdasma, i cili është arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën nacionale me automjetin e tij.

Për arrestimin e 33-vjeçarit janë angazhuar 50 forca policore, në një operacion që zgjati 6 orë. Shkak i kësaj vrasje ka qenë një sherr i çastit mes që ka përfunduar në mënyrë tragjike, ku mësohet se Thimjo e ka goditur viktimën me sende të forta dhe më pas e la të vdekur në vend në kamionçinën e tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë. Muzikanti  ka pranuar krimin para hetuesve duke bërë kronologjinë e ngjarjes dhe deklaruar se ai e vrau për vetëmbrojtje. Burime për Report tv zbulojnë disa prej detajeve të dëshmisë së dhënë nga Mihal Thimjo. Autori ka rrëfyer se sherri ka nisur verbal, kur Thimjo i ka thënë se "ne nga Dervicani jemi të zotët për të fituar lekë me djersë dhe nuk kemi vjedhur si juv"e. Në këtë moment viktima ka ndaluar mjetin dhe ka qëlluar muzikantin me një mjet metalik. Sipas autorit, viktima Gëzim Saraçi u egërsua duke e sulmuar vazhdimisht dhe Thimjo deklaron se më pas edhe ai ka marrë një shufër hekur dhe e ka qëlluar 2 herë në kokë në kamioncinën e tij në aksin rrugor Polican – Suhë duke e quajtur këtë një reagim në kushtet e vetëmbrojtjes. Po sipas dëshmisë së autorit, viktima e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. Ai e ka pranuar krimin duke thënë se e bëri për vetëmbrojtje pasi ai e preku në sedër duke i thënë ‘grek’