Vrau babanë, fqinjët: Grindeshin shumë, të dy vuanin nga problemet e shëndetit mendor

5 Mars, 17:42

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier, ku një 52 vjeçar ka gjetur vdekjen në vend pasi është goditur me shkop nga djali i tij Erdis Rapi 25 vjeç, ka tronditur banorët e zonës. Pas aktit të rëndë fqinjët kanë folur për mediat, ku shprehen se të dy grindeshin shumë. Fqinjët thonë se ata jetonin vetëm të dy dhe vuanin nga probleme të shëndetit mendor, por janë shprehur se këtë akt nuk e prisnin të ndodhte kurrë.

“Të dy vuanin nga shëndeti mendor, kur i vdiq nusja para 3 vitesh gjendja e tyre u rëndua edhe më shumë. I ati merrte pak të ardhura, por pastaj ngelen pa lekë. Kishin ekonomi shumë të dobët, grindeshin shpesh të dy, fajtor është i ati pasi e urdhëronte shumë, si duket i riu se ka duruar dot. Në shoqëri nuk ngacmonin, por kjo që ndodhi është fatale nuk e prisnin”, tha fqinji.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha