Vrau me thikë Idajet Dullën/ Gjykata e lë në burg, Arbër Kotaj: Jam penduar, u kërkoj ndjesë familjarëve të viktimës flet avokati

22 Shtator 2020, 09:29 | Përditesimi i fundit: 2020-09-22 10:21:47

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë 'arrest me burg' për Arbër Kotaj, i cili vrau me thikë 34 vjeçarin Idajet Dullën, pas një konflikti të çastit.

Arbër Kotaj është akuzuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Gjyqtari i seancës ishte Rexhep Bekteshi, ndërsa prokurori Bledar Begu. Sipas informacioneve për Report Tv, Kote është shprehur i penduar gjatë seancës gjyqësore, dhe i ka kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës. Autori Arbër Kotaj është djali i ish drejtorit të burgut në Durrës, Astrit Kotaj i cili liroi para kohe Lul Berishën.