Vrau shokun e ngushtë me armë tek ‘5 Maji’, lihet i lirë Marjus Dema

27 Korrik 2021, 17:16

Marjus Dema, 28-vjeçari i cili vrau shokun e ngushtë Mehmet Qema, me armë zjarri, tek rruga ‘5 Maji’ në Tiranë, është lënë i lirë. Pas ankimit të Marjus Demës, të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë e cila e dënoi me burg, Gjykata e Apelit ka zëvendësuar masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për të riun.

Në dëshminë e parë pasi u vetëdorëzua në polici, Marjus Dema mes lotëve tha se i vinte shumë keq për shokun e tij pasi nuk donte ta vriste, por ngjarja ishte aksidentale pasi nuk e dinte që ishte e mbushur.