Vrau shokun pas sherrit! Dibrani 2 vite më parë u mor peng për të kërcënuar Tafçiun për drogë, autori zbardh detajet në gjykatë

25 Janar 2020, 11:23 | Përditesimi i fundit: 2020-01-25 15:19:01

TIRANE-Noel Dishi i arrestuar për vrasjen e Vilson Tafçiut mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit sot ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë. Report Tv mëson se Dishi, i njohur edhe me dy emra të tjerë u mor peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës.

Ai u mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i kaloi prokurorisë së Durrësit. Dishi, sipas burimeve u mor peng për të kërcënuar Vilsonin pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar një sasi droge.