Gjuetia e paligjshme, qëllohet një flamingo i rrallë në Lagunën e Nartës

6 Janar 2021, 15:29 | Përditesimi i fundit: 2021-01-06 15:35:06

Mëngjesin e sotëm në Lagunën e Nartës, peshkatarët gjetën një flamingo të ngordhur pasi ishte qëlluar me armë gjuetie. Ky shqetësim është ngritur dhe nga Administrata e Zonave të Mbrojtura nën administrimin e së cilës është zona e mbrojtur Vjosë - Nartë. Policia dy muaj më parë nisi aksion për sekuestrimin e mjeteve të peshkimit dhe gjuetisë së paligjshme në zonë.