Vuçiç zbulon planin serb për të marrë Veriun e Kosovës dhe Anamoravën

18 Shkurt, 13:44

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, në një prononcim për media kishte thënë se nga takimet që kishte pasur në Gjermani, kishte kuptuar që Ramush Haradinaj nuk e kishte vendosur taksën vetë dhe se dikush nga ndërkombëtarët ishte i përfshirë dhe po i qëndronte mbrapa.

Lidhur me këtë çështje kishte thënë se do të fliste më vonë dhe do të zbulonte detaje. E tani Vuçiç ka filluar të jap detajet e para.

Në një intervistë për ‘Tv Happy’, ai ka aluduar në një shtet të fuqishëm europian që sipas tij ka vendosur taksën me synimin për të larguar Serbinë nga dialogu në momentin kur arritja e një marrëveshje finale kompromisi ishte gati.

Siç ka shpjeguar ai si pjesë e kompromisit planifikohej që Serbia të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë një gjë e tillë ishte pa mundësuar nga zhvillimet pas vendosjes së taksës.

 “Amerikanë kanë kundërshtuar më zëshëm sesa europianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive europiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër. Pra për të hedhur poshtë ndonjë plan nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë Vuçiç.

Kategori të tjera