Wolfsburgu eliminon Kukësin, Gega i dëshpëruar: Bëmë dhurata

18 Shtator 2020, 11:02

Në Europë flamurin shqiptar do vijojë ta mbrojë vetëm Tirana. Teuta, Laçi e më pas edhe Kukësi u eliminuan në turin e dytë të Europa League. Rivalët ishin shumë të fortë dhe skuadrat tona nuk arritën të bënin dot mrekullinë. Volfsburgu e mposhti Kukësin 4-0 në Tiranë dhe për trajnerin Skënder Gega lojtarët bënë dhurata.

Trajneri i Kukësit deklaroi pas ndeshjes: “ E kishim vlerësuar ekipin kundërshtarë por bëmë dhurata dhe kjo ishte ajo që nuk duhet të bënim. Prandaj më vjen keq për futbollistët”.