Xhafaj për Report Tv: Opozita premton se do jap para, ku do i gjejë? Sa herë vlerësohet reforma në drejtësi, sulmohet nga Meta

3 Mars 2021, 19:31

Zëvendësministri i Infrastrukturës Etjen Xhafaj tha se e shikon të pashpresë opozitën dhe fitoren e saj në zgjedhjet e 25 prillit. Duke krahasuar programet që ofrojnë për shqiptarët mes PS dhe PD, Xhafaj tha se është si të zgjedhjesh mes reales dhe ëndrrës. Në një intervistë për "Studio Live" në Report Tv, Xhafaj tha se i gjithë programi i PD kanë thelb të saj vetëm të japi para, ky është premtimi që u bën shqiptarëve, por nuk thotë se ku do i gjëje këtë para. Sipas Xhafajt ky është një program jo realist, shumë ndryshe nga ai i PS ku në fokus të saj ka menaxhimin e pandemisë, rindërtimin nga tërmeti, vijimin e reformave të nisura etj.

"Programi i tyre elektoral flet vetëm për dhënie parash po nuk flet për burime se nga do dalin gjithë këto të ardhura. Pra ky program nuk është reale dhe këtu nuk kemi problem strategjia, por qasje të dyanshme, të asaj që mendoje se do të ndajnë pushtetin dhe jo barrë ne përgjegjësi. PD ka si bazë të fushatë  të japi para dhe nuk ka burim se nga vijën ata, kurse baza e fushatë se PS është menaxhimi i  pandemisë, rindërtimit të tërmetit etj. Pra po duket qartë se nuk kemi një ofertë  nuk kemi një frymë të re dhe vetë opozita po e pranon se kush do të fitojë", tha Xhafaj.