Xhaferr Leti, tradita e rritjes së bletëve në Zerqan

27 Gusht 2022, 09:24

Report Tv sjell këtë të shtunë një personazh mjaft interesant, Xhaferr Letin nga Zerqani i Dibrës, i cili është bletërritës i njohur që ka trashëguar zanatin dhe tek i biri. Familja Leti është e njohur në verilindje të vendit për traditën e rritjes së bletëve. Report Tv ka udhëtuar drejt fshatit Valikardhë të Zerqanit, për tu njohur nga afër me punën e Xhaferr Letit dhe të birit Gersit. 60-vjeçari na tregon se ka mësuar zanatin nga i ati dhe po ia trashëgon të birit.