Mziu: Na thoni njerëzit e dyshimtë, do ta pësojnë si ai i Elbasanit! Kemi ngritur grupet e gatshme

23 Prill 2021, 08:35 | Përditesimi i fundit: 2021-04-23 09:42:20

Tensionet e rritura ditët e fundit nga partitë e opozitës janë bërë shumë të rrezikshme. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë një person, simpatizant i PS-së, Partia Demokratike jo vetëm që nuk distancohet nga dhuna por justifikon vrasjen dhe nxit më shumë përplasje.

Së fundmi ka qenë drejtuesi politik i Lulzim Bashës në Qarkun Dibër, i cili ka shokuar me deklaratën e tij.

Pasi organizoi dhe drejtoi një tjetër rast pengmarrjeje nga strukturat e PD-së në Maqellarë të Dibrës së bashku me kandidatin tjetër, Luan Haka dhe qindra militantë, Mziu ka bërë thirrje për vrasje.  Ai garantoi militantët se kushdo që është i dyshuar do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit, duke iu referuar të ndjerit Pjerin Xhuvani. Ai jo vetëm ka pranuar vrasjen e bërë nga grupi i armatosur në Partinë Demokratike, por paralajmëron të tjera vrasje. 

"Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sonte në vazhdim çdo person që lëviz në lagjet tuaja mjaftoj një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit", ka tronditur Xhelal Mziu.

Ai pretendon se në makinën që bllokuan dje kishte karta identiteti dhe fotokopje të fletëve të votimit me emrin e kandidatit të PS, së Melaim Damzi. Kryesuesi i listës në Dibër, Xhelal Mziu tha se strukturat e PD-së do jenë prezent kudo dhe se PD do të operojë edhe fizikisht ndaj tyre.