Xhudo në Tiranë, disiplina aziatike që po magjeps shqiptarët - Të ftuar sportistët Besfort Dorezi dhe Jon Vrenozi

10 Prill 2019, 14:34 | Përditesimi i fundit: 2019-04-10 14:37:50

Mëngjesin e sotëm në emisionin Rreze DielliReport Tv ishin të ftuar trajneri i xhudos Besford Dorezi si dhe sportisti Jon Vrenozi i cili arriti të fitojë 3 ndeshje në Kampionatin Ballkanik të Xhudos në  kategorinë e peshës së tij në 73 kg. Të dy sportistët ndanë në studio mendimin e tyre se është shumë e vështirë të dalësh kampion kur përfaqëson një vend të vogël si Shqipëria.

Për ne që dolëm kaq lart, kampionë Ballkani ishte shumë e vështirë, që të dalësh kampion bote është super e vështirë. Shqipëria kaq vend i vogël nuk mund të arrijë dot ato maja që janë shumë të larta.

Besford Dorezi, trajner, sportist i xhudos

I pyetur nëse i sheh reale trofetë e marra nga të tjerë kampionë të sporteve të ndryshme në Shqipëri, Dorezi është përgjigjur se sipas mendimit të tij është shumë e vështirë marrja e tyre, madje ka edhe raste kur ato blihen.

Për mendimin tim jo, si profesionist që jam. Ne me 11 shtete mezi ia dolëm që të ishim kampionë Ballkani. Për mendimin tim mund të ndodhë edhe që ë blihen. Si profesionist jam shumë i sigurt sepse unë kam një jetë që bëj sport dhe kam një jetë që bëj gara botërore, europiane dhe e di se çfarë do të thotë kampion bote, është një çmim shumë shumë i lartë, është ëndrra e çdo sportisti, por është shumë e vështirë për tu arritur

Besford Dorezi, trajner, sportist i xhudos