Ylli Gurra kërkesë besimtarëve: Të solidarizohemi në këto ditë të pazakonta

20 Prill 2020, 11:41

Në prag të nisjes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka një kërkesë për të gjithë besimtarët muslimanë, që kanë vendosur të agjërojnë ose jo. Gurra kërkon që kursimet që ato mund të grumbullojnë gjatë ditëve të agjërimit, të shkojnë për të lehtësuar borxhet e atyre që nuk kanë për t’i paguar ato.