Zaimi në Report Tv: Nëse s'ka dakordësi me LDK-në mund të shkojmë në opsionin e 'padëshiruar', hoqëm dorë nga 'presidenti'

20 Janar 2020, 22:53

TIRANË- Anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka deklaruar se nëse brenda 2 javësh nuk do të arrihet një marrëveshje me LDK-në, atëherë një nga opsionet kryesore është krijimi i një qeverie me vetëm ministra të VV dhe nga pakicat. Në studion e Report Tv, përballë gazetarit Ilir Babaramo, Zaimi tha se ende nuk ka një vendim konkret, për të cilin thekson se është më tepër një opsion "i padëshiruar" për VV-në, por mund të bëhet i "domosdoshëm".

"I kemi premtuar që partneri unë i vetëm është LDK dhe një nga mundësitë nëse nuk ka marrëveshje është që të propozojmë një qeveri vetëm me VV dhe pakicat, do ishte shumë e dobët nuk do mund të kalonte ligjet. Nuk kemi marrë vendimin për të shkuar në një vendim të tillë, por është një nga opsionet nëse brenda këtyre javëve nuk do arrihet një marrëveshje. Albin Kurti është mandatari ynë për kryeministër", tha Zaimi.