Zamira Koleci kujton vdekjen e ish diktatorit Hoxha: Mamaja më dha para se i tregova...

13 Maj, 11:07

Është një nga ikonat e radios shqiptare. Zamira Koleci në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ka treguar shumë çka nga jeta e saj, pasioni për radion dhe këmbëngulja për të bërë punën që dëshironte. Sot një grua në pension, Zamira rrëfen nëpërmjet fotografive ngjarjet që kanë shenjuar jetën e saj. Me mallëngjim kujton koncertin e Albano Carrisit në Shqipëri, si një nga momentet më të bukura në jetë, ndërkohë që flet edhe për transmetimin e lajmit të vdekjes së ish diktatorit Hoxha.

"Në orën 12 u dha lajmi që ka vdekur Enver Hoxha. Do të tregoj një detaj interesant. Nëna imë ishte me një prejardhje bejlerësh nga Elbasani dhe ishte e ushqyer me një urrejtje ndaj komunizmit. Dhe më thoshte gjithmonë që ti do të ma japësh lajmin e para të vdekjes së diktatorit. Dhe nëse ma sjell lajmin e para do të të jap 500 lek, që ishin shumë për kohën dhe unë I hipi bicikletës dhe them po shkoj ti jap lajmin që të marr paratë. Dhe më dha paratë e ika në punë sërish" kujton ajo.

D.M./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha