Zaptimi i plazhit të Velipojës, prefekti Millja: Është pasuri kombëtare, masat do jenë të ashpra

23 Korrik 2019, 22:02

ë Velipojë ka informalitet dhe nuk respektohen hapsirat  publike  në zonën rënore. Kështu është shprehur Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja, i cili ndër të tjera tha se masat për ata që nuk rrespektojnë ligjin dhe zaptojnë në mënyrë të padrejtë dhe të pandërgjegjëshme hapsirën rënore do të jenë të rrepta. 

Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja është treguar kritik ndaj pushtetit vendor duke deklaruar se në Velipojë ka informalitet. Ai deklaroi se mungojnë kontratat me operatoret e biznesit si dhe nuk respektohet hapsira publike në zonën rënore.

"Stacionimet e plazhit akoma edhe kësaj dite nga përfaqësuesit e bashkisë dhe nga pushteti vendor nuk po merren masat për të legalizuar dhe për të bërë kontratat të dedikuara. Vetëm sot janë 16 kontrata të nënshkruara ndërsa pjesa tjetër jo.  Është marrë kontakt me të gjithë Task Forcën dhe me Bashkinë. Po merren masa për të mos pasur informalitet. E pranojmë se ka ende informalitet dhe abuzime. Masat do të jenë të rrepta për ata që nuk respektojnë ligjin dhe zaptojnë në mënyrë të padrejtë dhe të pandërgjegjëshme rërën që është pasuri kombëtare dhe që duhet ti shërbeje komunitetit."

Deklaratat erdhën gjatë një projekti me temë katastrofat nuk njohin kufinj. Lidhur me këtë temë dhe rrezikun që i kanoset Shkodrës nga përmbytjet të cilat kanë shaktuar dëme kolosale në këtë qark, prefekti u shpreh se është ndërhyrë në argjinatuira në brigjet e lumit Buna si dhe në kanale kulluese në segmente të rëndësishme.