Zbulohet enigma! Kush ishte ‘sebepi’ i ndarjes së grupit legjendar ‘Ritfolk’

18 Maj 2019, 18:43

‘Ritfolk’ me dy Altin Gocin dhe Saimir Brahon ishte një nga ato grupe muzikore  që bënë histori në muzikën shqiptare. Në fillimet e viteve ’90 ata u kthyen ndër më të pëlqyerit e muzikës pop-rock. “Dëshirë dhe heshtje”, “Ndjenjë e Dashuruar”, “Cilët jemi ne” apo legjendaret “Ëndërroj” ose “Drejt fatit tim” janë titujt e këngëve që jo vetëm në atë kohë këndoheshin një zëri por dhe tani kanë nostalgjikë dhe dashamirës të rinj.

Pas një suksesi të padiskutushëm ata u larguan nga skena afro dy dekada më parë dhe dalja e tyre e fundit në ekran ishte në vitin 1999 në ‘Këngën Magjike’.

Por për të gjithë adhuruesit e tyre dhe me mbështetjen e ABI Bank ata do të rikthehen për të performuar hitet e shumë viteve.  

Me këtë rikthim ata kanë shuar dhe kuriozitetin se pse u larguan befasisht nga skena. Dhe nuk ka qenë aspak një konflikt mes dy vokalistëve. ‘Sebepi’ i ndarjes së ‘Rifolkut’ ishte thjesht një instrument.Një  “përplasje” mes dyshes për oboen  i ka mbajtur larg njëri- tjetrit prej kaq shumë vite.